Modelja Aurela Hoxha, e ftuar në emisionin “Xing me Ermalin”, foli ndër të tjera edhe për sherrin virtual me Roza Latin.
Modelja mohoi të ketë patur përplasje me Latin teksa shtoi se nuk e di ende shkakun e konfliktit. Ndërkohë Lati përmes rrjeteve sociale quajti Hoxhën false.
“Unë s'e di dhe nuk e kam idenë ç’pati. S’kam patur as konflikt dhe as inate me të. Në një moment më erdhi një telefonatë dhe më thanë për një intervistë që kishte dhënë. Ne kishim marrëdhënie shumë të mira për aq sa njiheshim”, tha Aurela Hoxha.





