Gazetarja Dasara Karaiskaj njihet për natyrën e saj të drejtpërdrejtë.

Përveç emisionit, edhe statuset në Facebook janë një mënyrë për të thënë mendimin e saj rreth fenomeneve të përditshme. Statusi i fundit i drejtohej portierit të Partizanit, Alban Hoxhës gjatë ndeshjes Partizani-Tirana " O Alban Hoxha po si e llive kshu mo burrë. Ça po menojshe jam kurioze?" shkruan ajo.

Ndërkohë dikush i bën tag emrin në koment Albanit duke i thënë: “Me ty e ka". "Ti shkruj ta pojs njëherë",- i ka kthyer përgjigje ai me dialekt.

Më pas ata janë sqaruar sërish në komente pasi Albani e pyeti: “Ç’pate Dasara? Gazetarja u justifikua duke thënë se statusin e kishte shkruar në fund të pjesës së parë.

Por ajo që nuk prisnim ishte që portieri i Partizanit të fliste në dialekt dibran. Epo të kesh në krah një vazjë dibrane si Çiljeta, nuk mund të ndodhte ndryshe. /Intv/