Sara Gjordeni, ish-banorja e BBV3 ka zhvilluar një mini-intervistë me fansat e saj në Instagram.

Ajo zgjodhi që t’i përgjigjet shumë pyetjeve kurioze, ku një nga to ishte “si të pranuan familja e Bardhit?”

Sara nuk ka ngurruar të listojë të gjitha cilësitë që ajo ka si vajzë dhe se nuk ka asnjë arsye pse të mos e pranonin.

“He pra si e pranuan tjetrën! Studente ekselente, e super shkolluar, me të ardhmen të siguruar në çdo sens, me familje që e duan.

Miss Globe pak aty, me CV më të plotësuar akademikësh dhe profesionalisht qe ke parë ndonjëherë për një 27-vjeçare.

Super e dashur, super e përkushtuar, super besnike, super e artikuluar, super protektive. Dreqi e mori si më pranuan?”, shkruan Sara.