Hyrja në “Big Brother VIP” e ish-futbollistit dhe modelit nga Kosova, Granit Cana, tërhoqi vëmendjen e shumë vajzave, pasi ai bën diferencën me pamjen e tij.
Graniti është vëllai i moderatores së sportit, Genta Cana dhe njëherësh djali i xhaxhait të ish-kapitenit të Kombëtares, Lorik Cana.
Ndërkohë, ai i ka marrë pjesë te videoklipi i këngës “Johnny” të këngëtares Tayna, por kanë nisur pyetjet se ndërkohë që pritej të hynte në shtëpi Loriku, pse hyri Graniti?
Burime për “Panorama Plus” kanë treguar se Loriku nuk ka mundur dot të hyjë për shkak të xhelozisë së gruas italiane dhe kështu ka sugjeruar një Canë tjetër, po futbollist dhe model si ai, por ndryshe nga Loriku më i ri në moshë dhe beqar.
Ai sugjeroi pikërisht kushëririn e tij për këtë format, që sigurisht nuk ka famën e Lorikut, por që me hyrjen në “BBVIP”, do ta ketë patjetër. Përgjatë orëve të fundit të fillimit të show-t kudo në rrjet u përfol se ftesa për të qenë pjesë e “Big Brother VIP” i është dërguar ish-kapitenit të Kombëtares, Lorik Canës.
I kontaktuar nga mediat, Cana tregoi se nuk do t’i bashkohej këtij reality show më 5 tetor.







