Je një person me kokën lart apo i merr gjërat shtruar?
Sado gjakftohtë apo i qetë të jeni, të gjithë acarohemi dhe zemërohemi. Ju mund të jeni një person që acarohet shpejt, por a zgjat për një kohë të gjatë ky zemërim. Askush nuk është imun nga ndjenja e zemërimit.
Njerëz të ndryshëm e shprehin zemërimin e tyre në mënyra të ndryshme, sepse kjo varet nga karakteri që ka secili prej nesh.E keni menduar se secila shenjë e zodiakut ka një mënyrë ndryshe për të shfaqur zemërimin e tyre?
Shikoni nëse shenja juaj përputhem me mënyrën e zemërimit tuaj.
Dashi (21Mars –19 prill ): Zemërim i çastit
Të lindurit nën shenjën e Dashit konsiderohen si “foshnjat” e zodiakut, dhe ata njihen për shpërthimin e tyre pa marrë parasysh se si do të ndikojnë kjo gjë tek të tjerët. Nëse ata janë të zemëruar e nxjerrin menjëhërë zemerimin e tyre. Ata ndizen lehtë, por nëse personi tjetër qëndron i qetë në momentin që një Dash acarohet, zemërimi i tyre kalon shpejt dhe ata ndjejnë keqardhje për veprimet e tyre – por kjo gjë nuk i ndalon ata të nxehen përsëri në situata të ndryshme.
Demi (20 prill –20 Maj): Grumbullon, pastaj shpërthen
Kur një person i shenjës së Demit zemërohet me ju, ata ju japin sinjale rreth kësaj fillimisht, duke qenë të heshtur dhe të ftohtë dhe më pas ata shpërthejnë si një vullkan duke shkatërruar gjithçka përreth. Personat e lindur nën shenjën e Demit nuk zemërohen lehtë, por kur kjo ndodh ata janë në gjendje të shkatërrojnë gjithçka. Nuk besoj që ju doni të jeni pjesë e zemërimit të një Demi.
Binjakët (21Maj –20 qershor): Nuk e komandojnë gojën
Binjakët dashurojnë të flasin, prandaj edhe ka kuptim që ata ta shprehin zemërimin duke folur e bërtitur me fjalë pa kuptim.Por ata njihen për personalitetin e tyre të dyfishtë, dhe e bërtitura nuk është e vetmja mënyrë për të shprehur zemërimin e tyre. Ata mund të jenë edhe të ftohtë, të ekuilibruar, dhe t’jua venë litarin në “fyt” me vërëjtje të bazuara. Sido që të jetë nuk duhet ti tregoni një Binjaku se çfarë duhet të bëjë me jetën e tij sepse ju mund të bëhëni qendra e tërbimit të tyre.
Gaforrja (21qershor –22 korrik): Përvojat e njē game emocionesh
Kur një i lindur në shenjën e Gaforres zemërohet, ata e shprehin fillimisht duke “varur turinjtë” dhe më pas qëndrojnë në një agresivitet pasiv duke u mbyllur në guackën e tyre. Kujdes: kur një person nën shenjën e Gaforres qëndron në mënyrë mbrojtjeje në guackë nuk duhet ta injoroni, por duhet ti shprehni dashurinë dhe të tregoheni të ëmbël me të. Nëse një Gaforre vazhdon të mos gjejë atë që kërkon, zemërimi i tyre i heshtur do të kthehet në të qarë dhe nëse ata vazhdojnë të jenë të pakënaqur dhe askush nuk i ka konsideruar ndjenjat e tij/saj, ata do të ndjehen shumë të rënë moralisht. Çdo problem i pazgjdhur më parë do ti rikujtohet dhe do t’ia bëjë akoma më të pazgjidhur situatën.
Luani (23 korrik –22 gusht): Ulërijnë si një luan
Kur një i lindur nën shenjën e Luanit zemërohet, shkon përtej zemërimit, e nxjerr zemërimin me zemërim; ata ulërijnë dhe sa më shumë britma të nxjerrin aq më mirë ndjehen. Gjuha e tyre është ofenduese, dhe ata mendojnë vetëm për veten e tyre kur janë të zemëruar, duke mos marrë parasysh se si ndihen të tjerët. Ata mund t’ju falin juve nëse keni berë diçka që i ka zemëruar ata, por ata nuk kërkojnë falje për sjelljen e tyre sepse janë shumë krenarë.
Virgjëresha (23 gusht – 22 shtator): Të lodhur në ndjenjat e tyre
Të lindurit në shenjën e Virgjëreshës, nuk janë komod me mënyrën e të shprehurit të zemërimit të tyre, ata presin deri sa gjejnë një arsye pa kuptim. Zemërimi i papritur i Virgjëreshës shpesh herë u shkakton atyre probleme me tretjen. Ata bëhen shumë të pakuptueshëm, dhe kjo mund të behet konfuze dhe e pakëndëshme për këdo kur një Virgjëreshë zemërohet. Zakonisht zemërimi nuk ka të bëjë me shkakun e momentit, por me dicka që ka ndodhur në të shkuarën. Virgjëreshë, nëse ju duhet një moment për të qare dhe për të përplasur dyert, do të shikoni që askush nuk është jashtë për t’ju thënë që këni të drejtë.
Peshorja (23 shtator –22 tetor): Sekrete që vlojnë
Ka ndonjë gjë që urren më shumë një Peshore sesa kundërvënia? Jo shumë. Peshoret nuk preferojnë ta tregojnë zemërimin e tyre, pasi ata mendojnë që kjo është një ndjenjë jo shumë e këndëshme dhe nuk i përshtatet karakterit të tyre tërheqës. Kur Peshoret përpiqen të tregojnë zemërimin e tyre nuk dalin dot jashtë vetes, dhe e humbin atë. Ata mendojnë se kjo është mënyra më e mirë për të shprehur zemërimin. Peshoret kanë gjithmonë një justifikim kur bëhët fjalë për një situatë të vështirë.
Akrepi (23 tetor –21 nëntor): Shfryjnë emocionet
Të lindurit nën shenjën e Akrepit nuk zemërohen lehtë, por kur kjo ndodh – bëni gjithçka për të dalë nga linja e tyre e zjarrit. Sytë e tyre të mprehtë do të dërgojnë thika në shpinën tuaj, dhe gjërat që ata thonë kur zemërohën janë brutale. Ata janë një shenjë që nuk falin dhe nuk harrojnë, prandaj nuk i anashkalojnë gjërat kur zemërohen. Kujdes nga Akrepi i xhindosur, sepse shkatërrimi emocional që ata shkaktojnë nuk është aspak i këndshëm.
Shigjetari(22 nëntor –21 dhjetor ): Janë një top zjarri
Shigjetarët udhëhiqen nga zjarri, kështu qe ka kuptim që ata marrin flakë shpejt. Ata përdorin fjalët e tyre kur zemërohen, por kjo nuk do të thotë që kjo e bën më pak të dhimbshme situatën. Nëse ju i zemëroni ata, nuk mund të jeni më mik i tyre në asnjë aspekt të jetës. Mënyra më e mirë për të dialoguar me një Shigjetar është të mbani anën e tyre, sepse ata harrojnë shpejt pse ishin zemëruar.
Bricjapi (22 dhjetor – 19 janar): Thyejnë gjëra dhe përplasin këmbët
Kur një i lindur në shenjën e Bricjapit nxehet ose zëmërohet shkatërron gjithcka që ka në dorë. Ata presin derisa zemërimi i tyre të arrijë limitin dhe të shfryjnë me të shara atë që kanë përbrenda. Ata ju thonë që e keni zhgënjyer shumë dhe janë shumë të inatosur me ju . Kur një Bricjap shpërthen, del jashtë karakterit aq shumë sa që cdo njëri prej nesh do të habitej nga veprimet e tij.
Ujori (20 janar –18 shkurt ): shkëputet nga realiteti
Ujorët zakonisht janë shumë të ftohtë, dhe duhet shumë për ti zemëruar ata. Hapi i parë mbrojtës kur ata janë të zemëruar është të ndalojnë se foluri me ju, të marrin makinën, dhe të shëtisin me të derisa të ndjehen më mirë. Ata përpiqen ta harrojnë burimin e acarimit të tyre sa më shumë të jetë e mundur, duke shpresuar që do ta menaxhojnë situatën me gjak ftohtësi. Nëse nuk munden ata do të zemërohen dhe do ta humbasin durimin e tyre. Do të duhet pak kohë, sa ata të harrojnë ndjenjat e tyre negative për të folur përsëri me ju.
Peshqit (19 shkurt –20 Mars): Bëhet një rrul emocionesh
Peshqit janë zakonisht të mbushur me ndjenja, dhe kjo është dicka e mirë sepse ata nuk zemërohen shpesh. Por kur ata nxehen, janë të tmerrshëm, aq sa e kapin zemërimin edhe me veten e tyre.Ata mund të bëhën të dhunshëm, vetëshkatërrues, dhe imagjinata e tyre është shumë dramatike. Pasi i ka kaluar zemërimi, Peshqve i duhet disa kohë për të shëruar zemrën e tyre.





