Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka marrë pjesë së fundmi në shënimin e 50-vjetorit të organizatës së njohur bamirëse, “Centrepoint”, në Londër.

Në këtë event, ajo është shoqëruar nga e ëma e saj, Vera Sahatçiu, dhe së bashku kanë pasur rastin të takojnë princin e famshëm, William.

Në një video të publikuar në InstaStory, Vera ka treguar se si e thërret me përkëdheli bijën e saj me fjalë në gjuhën shqipe.

Ajo dëgjohet që i thotë "Nanush", ndërsa në përshkrim shkruan: "Nanush, rrush".