Pasditen e sotme, në disa nga mediet kryesore në vend u publikua lajmi se 52-vjeçari shqiptar, Besim Doçi, me profesion saldator ka humbur jetën nga një incident në punë në Itali

Asnjëra nga mediet që e ka publikuar lajmin nuk i është referuar asnjë medieje italiane, megjithëse teksti i lajmit është pak a shumë copy paste i portalit që e publikoi fillimisht.

https://www.balkanweb.com/emrifoto-shqiptari-humb-jeten-tragjikisht-ne-vendin-e-punes-ne-itali-koleget-e-zbuluan-pas-pushimit-te-drekes/

https://www.newsbomb.al/baba-i-dy-vajzave-nderron-jete-tragjikisht-ne-vendin-e-punes-shqiptari-ne-itali-emri-foto-237596

http://www.panorama.com.al/shqiptari-vdes-tragjikisht-ne-pune-gjendet-pas-disa-oresh-nga-kolegu/

https://www.gazeta-shqip.com/aktualitet/vdes-tragjikisht-shqiptari-si-u-gjet-i-pajete-nga-kolegu-babai-i-dy-v-i1120909

https://www.syri.net/kronike/402040/tragjike-saldatori-shqiptar-vdes-befasisht-ne-vendin-e-punes/

Nga një kërkim që “DurrësLajm” bëri, media italiane nga e cila është përkthyer teksti i publikuar pasditen e sotme është “Il Giornale di Vicenza”.

Por media italiane e ka publikuar vdekjen në punë të 52-vjeçarit nga Durrësi më 11 mars 2016, pra rreth 5 vite më parë.

Megjithëse vdekja tragjike e 52-vjeçarit, që jetonte në Itali prej 25 vitesh, ka ndodhur vite më parë, asnjë nga mediet shqiptare që nxituan të publikonin lajmin, minimalisht nuk harxhuan një minutë kohë për të bërë verifikimet përkatëse.