Përfaqësuesi i një kompanie private në Durrës ka denoncuar në polici vjedhjen që i kanë bërë përmes kompjuterit, duke kryer transferta online të parave.
Shtetasi E.D., 35 vjeç, banues në Durrës, ka bërë kallëzim se persona të paidentifikuar, kanë ndërhyrë në email-in e kompanisë dhe duke dhënë numër llogarie të falsifikuar, kanë kaluar një shumë parash.
Nuk dihet se cilët janë personat që qëndrojnë prapa kësaj historie, ndërkohë që policia thotë se po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Gjithashtu edhe shuma e vjedhur nuk bëhet e ditur.





