I pyetur nga gazetarët se sa i ka kushtuar Shqipërisë vaksina Pfizer, kryeministri Edi Rama ka thënë gjatë konferencës për mediat nga stadiumi “Air Albania” se çmimi është unik dhe kompania nuk e negocion këtë me asnjë vend.

Ndërkohë, lidhur me transportin e vaksinës, Rama u përgjigj me ironi, duke thënë se vaksina do të vijë këtu, me çfarëdo qoftë, me kuaj, mushka apo varka.

“O Zot! Vaksina Pfizer ka çmim unik për të gjitha vendet, nuk negocion asnjë vend dhe kompania nuk negocion me asnjë. Është çmim unik dhe është konfidencial. Për një periudhë 2-3 mujore vaksinimi do të jetë i mjaftueshëm për të gjithë. Transportin me kuaj, me mushka, me varka, me çfarëdo që të jetë vaksina do të vijë këtu. Keni parë ju ndonjë kompani që merr përsipër transportin?”