Së fundmi është bërë e ditur se Kate Middleton ka vendosur që të paraqitet në disa evente mbretërore nëse e lejon shëndeti i saj teksa po i nënshtrohet kimioterapisë.
Middleton ndau një video së fundmi për të njoftuar diagnozën e saj të kancerit. Princesha zbuloi se po i nënshtrohet kimioterapisë parandaluese dhe kërkoi privatësi që të mund të fokusohet në shërimin e saj. Sipas një raporti të fundit nga GB News, korrespondenti mbretëror Cameron Walker pohoi se Kate mund të marrë pjesë në ngjarje të caktuara nëse ajo dëshiron.
Pasi Princesha e Uellsit tregoi se ishte diagnostikuar me kancer, William i bëri të ditur publikut se ajo po shkon mirë ndërsa lufton privatisht me sëmundjen. Gjatë paraqitjes së Princit të Uellsit në hapjen madhështore të James Place Newcastle më 30 prill, një person e pyeti për shëndetin e Kate dhe tre fëmijëve të tyre: Princi George, Princesha Charlotte dhe Princi Louis. Ai u përgjigj duke thënë: Të gjithë janë mirë, faleminderit! Të gjithë jemi mirë.
Teksa bëri të ditur diagnozën e saj në muajin mars, Kate theksoi mbështetjen që ka marrë nga William pas ndërhyrjes kirurgjikale së saj në janar dhe zbulimit të mëvonshëm të kancerit.
“Kanë qenë dy muaj tepër të vështirë për të gjithë familjen tonë. Të kem William pranë meje është një burim i madh ngushëllimi dhe sigurie.“
42-vjeçarja shpjegoi gjithashtu se operacioni i saj i planifikuar në fillim të vitit mendohej të ishte jo kanceroz. Megjithatë, testet pas procedurës zbuluan se kanceri ishte i pranishëm, dhe ajo tani po fillon një kurs të trajtimit parandalues.
“Siç mund ta imagjinoni, kjo ka marrë kohë të mjaftueshme. Më është dashur kohë që të shërohem nga një operacion i madh në mënyrë që të filloj trajtimin tim. Por, më e rëndësishmja, na është dashur kohë për t’u shpjeguar gjithçka George, Charlotte dhe Louis në një mënyrë që është e përshtatshme për ta, dhe për t’i siguruar ata se do të jem mirë.“