20 shkurt 2015 – Jemi mësuar ta shohim shpesh nëpër filma tek luan rolin e një burri të fortë, por këtë herë aktori Mickey Rourke ka treguar anën e tij të butë emocionale. Ai është fotografuar përgjatë një shëtitje në Los Angeles ku është parë i përlotur, nën shoqërinë e qenëve të tij.
Aktori 62 – vjeçar u ngushëllua me të dashurën e tij modele, Anastasija Makarenko, e cila i dhuroi Rourke një përqafim të ngrohtë.





