Lori Hoxha ishte e ftuara e parë e emisionit më të ri në Top Channel, “Më lër të flas”, nën drejtimin e Donald dhe Romeo Veshajt.
Ajo iu përgjigj pyetjeve të binjakëve për jetën personale dhe profesionale.
Si është të jesh në drejtimin e Top Channel, e pyeti moderatori.
“Privilegj shumë i madh, kam gjithë jetën që përgatitem për këtë. Është intensitet shumë i madh po dhe kënaqësi shumë e madhe”, u përgjigj drejtuesja e Top Channel.
Lori Hoxha është po ashtu shume aktive në rrjetet sociale, sidomos “Instagram”, ku ndan momente nga udhëtimet e saj.
Por, jeta reale është shumë ndryshe nga ajo që shfaqet në “Instagram”, thotë Lori, ndërsa shton se “po mundohem ta drejtoj më shumë drejt televizionit Instagramin tim, se aty jam gjatë gjithë kohës”.