E keni pyetur ndonjëherë veten se si është të jetosh në shtëpinë e Cristiano Ronaldos?
Me siguri që po, pasi ylli i Real Madritit jeton në vilën që ëndërrojmë të gjithë.
Është ish-fubollisti i Manchester Unidet, Anderson i cili shuan kuriozitetin e të gjithëve.
“Të jetosh me Cristianon do të thotë të punosh 24 orë në ditë”, tha Anderson për “Esporte Espectacular”.
Më tej, braziliani shtoi se Cristiano, edhe pse nuk e njihte, e konsideroi vëlla dhe nuk la që t’i mungonte asgjë në shtëpi për aq kohë sa e mbajti.
Anderson u ble nga “Djajtë e Kuq” në sezonin 2007-2008 dhe aty gjeti yllin portugez, i cili ishte një mbështetje e madhe për të, sidomos në muajt e parë të Andersonit në Angli. Provë për këtë është se Cristiano e mbajti në shtëpi për disa muaj mesfushorin brazilian, derisa ai të gjentë një banesë të vetën në Mançester.





