Mbrëmjen e djeshme, emisionit “Xing” iu bashkua edhe bashkëshortja e Valer Kolnikajs, Madalena, e cila është shtatzënë për herë të dytë.

Madalena zbuloi shumë për marrëdhënien me Valerin dhe takimin e tyre të parë. Ajo tregoi se Valerin para se ta takonte e njihte nga televizori, pasi ai asokohe punonte në Tv Kopliku.

Ndërsa Valeri tregoi se Madalena nuk ia ka varur shumë gjatë takimit të parë dhe kjo gjë i ka pëlqyer tek ajo, pasi ishte ndryshe nga femrat e tjera.

Gjatë intervistës, Ermali i bëri Madalenës një pyetje të sikletshme: Si është Valeri në shtrat?

Madalena u vendos në siklet dhe tha: “Të vazhdoj unë? Nuk i keni mbaruar akoma bisedat? Nëse nuk i keni mbaruar unë vazhdoj iki”.