Një histori të tillë e kemi parë në film horror, por ka ndodhur dhe në realitet në Indiana të SHBA-së, ku një vajzë 22-vjeçare, për të cilën njerëzit mendonin se ishte 8 vjeçe, tentoi të vriste prindërit birësues.
Çifti u arrestua sepse kishin neglizhuar vajzën që kishin birësuar, një 8-vjeçare nga Ukraina, duke e lënë vetëm në mes të rrugës pa pranuar ta fusin në shtëpi.
Ata u dukën njëri më i çmendur se tjetri kur si justifikim i thanë policisë që ajo nuk ishte 8 vjeçe dhe donte që t’i vriste. Dhe në fakt policia nuk i besoi, por më pas doli që kishin të drejtë.
Vajza e lindur në Ukrainë vuante nga një sëmundje shumë e rrallë që sjell mungesë zhvillimi. Edhe pse dukej 8 vjeçe, ajo ishte vërtet 22. Sëmundja e quajtur SEDc i shkaktonte probleme me rritjen e kockave dhe dalëngadalë i merrte dëgjimin dhe shikimin.
Megjithatë, sëmundja nuk njihet për agresivitet, por vajza mund të ketë pasur probleme të tjera mendore që mund ta kenë bërë të jetë e dhunshme ndaj prindërve që e birësuan.
Sipas prindërve që tashmë janë lirua, ajo e kishte terrorizuar familjen. Ishte përpjekur t’i qëllonte me thikë kur flinin, e kishte shtyrë gruan drejt një gardhi të ngarkuar me elektricitet, dhe i kishte hedhur acid banje te kafeja.





