4 shtator 2015 – Policia e ka cilësuar si një ngjarje që ngjason me një film horror. Një nënë 32 vjeçe ka detyruar dy vajzat e saj të vogla që t’i bëjnë seks oral.
Ashley Ragusa nga Toledo e Ohios (SHBA), u dënua me 9 vjet burg, për incidentet seksuale që kanë ndodhur mes saj dhe vajzave në periudhën mes janarit të vitit 2012 dhe 24 dhjetorit të 2013-s, shkruajnë mediet e huaja.
Veç policëve që e kanë cilësuar me të drejtë si një film horror, edhe gjyqtari i çështjes tha se ka mbetur i tmerruar nga kjo histori.
“Ato veprime dhe ato kushte për fëmijët janë të tmerrshme. Nuk mendoj se ka ndonjë dënim që mund të rregullojë tmerrin që kanë përjetuar ata fëmijë”, tha ai.
Ndërsa, nëna e sëmurë u justifikua në gjyq se jeta i doli jashtë kontrollit 5 vitë më parë kur i vdiq babai dhe martesa nisi të përkeqësohej. Pas kësaj, ajo nisi të drogohej dhe të binte në depresion.
/S.L. portali DurresLajm/