Një ngjarje e rëndë ndodhi këtë të enjte në qytetin e Fierit, ku një vajzë 17-vjeçare u gjet e pajetë në tualetin e shkollës, ku ajo studionte.

Nxënësja Ana Rina studionte për dizajn në shkollën profesionale “Murialdo”.

Vajza mbërriti e pajetë në spital rreth orës 14:40 të ditës së sotme dhe mjekët nuk mund të bënin asgjë për ta risjellë në jetë.

Shokët e saj dhe stafi i shkollës kanë vënë re mungesën e saj, pasi nxënësja shkoi në tualet dhe nuk doli më prej andej për një kohë të gjatë. 17-vjeçarja me origjinë nga fshati Sheqishtë i Fierit, kishte njoftuar më herët shoqet e saj se nuk po ndihej mirë dhe i duhej të shkonte në tualet.

Rreth orës 14:25 pasi kanë hapur derën me forcë, e kanë gjetur nxënësen të shtrirë në dyshemenë e tualetit. Vajza eshte dukur e pajetw, por eshte shoqeruar me urgjence drejt spitalit rajonal të Fierit.

Policia, e cila ka nisur hetimet për ngjarjen, thotë se në trupin e 17-vjeçares nuk janë gjetur shenja dhune. Ndërsa nga një raport paraprak i mjekëve, dyshohet se e reja mund të ketë humbur jetën nga ndonjë helmim prej ushqimit që ka konsumuar, apo ndonjë problemi shëndetësor. Këtyre dyshimeve pritet t’i jepet përgjigje nga kryerja e ekspertizës mjeko-ligjore.