7shtator 2015 – Hall për Partinë Socialiste përsa i përket deputetëve të Lezhës. Lista e kandidatëve të Lezhës ka rrezik të mos përballojë nevojat e PS për rinovime per shkak se pas Eduard Ndocaj i cili aktualisht zë vendin e Arben Ndokës vjen Kastriot Piroli.
Edhe ky ka qenë në burg dhe është dënuar për falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre si ish drejtor hipoteke. Piroli është arrestuar në Kurbin në mars të 2015. Sipas droni.al, në të tilla raste mandatet i kalojnë partive të koalicionit. Por edhe Partia kristian demokrate kandidatin e rradhës e ka të dënuar me burgim të përjetshëm dhe tani është në arrati jashtë vendit. Mbetet të qarkullojë nëpër kandidatët e LSI. Gratë në renditje kanë dhënë dorëheqje nga marrja e mandatit të deputetit.





