Dhe në këtë ditë feste urimet e VIP-ave, nuk kanë munguar. Ato kanë uruar të gjithë ndjekësit në rrjetet sociale për festën e paqtë e të bukur të Krishtlindjeve me anë të fotografive që kanë postuar në profilet e tyre.
Një pjesë e mirë e tyre e kanë kaluar këtë festë pranë njerëzve të dashur, sepse kjo festë kështu kalohet në harmoni dhe me familjarët.
Ja tek shohim Ardit Gjebrenë me familjen e tij që ka vendosur të largohet nga Tirana, Afërdita Dreshajn sëbashku me të dashurin e saj, e cila po hap dhuratat pranë pemës së Krishtlindjeve. Motrat Vjollca e kanë pritur datën 25 dhjetor në lokal dhe sëbashku me nënën e tyre janë drejtuar për në Katedralen e Shën Palit në Tiranë, Armina Mevlani e ka kaluar në shtëpi ndërsa Miriam Cani për herë të parë na tregon Amelin e vogël, teksa pret Krishtlindjet e saj të para.