HOLLANDE, 30 mars 2013 – Sa më e shkurtër të jetë një femër dhe sa më pak vend të zërë në shtrat, aq më e preferuar do të jetë ajo nga një mashkull, krahasuar me një rivale të gjatë të saj.
Këtë e pohon një studim i fundit i kryer nga universiteti Groningenit në Holandë, udhëhequr nga psikologu Gert Stulp, sipas të cilit, meshkujt kanë gjithmonë tendencën për të zgjedhur më mirë një femër të shkurtër, para një tjetre shumë të gjatë.
“Është pikërisht gjenetika që e shtyn atë në mënyrë të pavetëdijshme për të bërë këtë kompensim”, pohon studimi holandez. I cili shton nga ana tjetër, se femrat janë më të prirura që të zgjedhin meshkuj të gjatë, ose me një shtat më të lartë se mesatarja.
Duke marrë në analizën e tij rreth 10 mijë çifte, u arrit në përfundimin se si meshkujt janë të prirur për të gjetur kryesisht një femër nën gjatësinë e 160 centimetrave, ose maksimumi 20 më shumë. Kjo edhe sepse, gjetja e një femre më të gjatë se kaq, nuk është një gjë edhe aq e lehtë.
“Gjatësia u kujton femrave në mënyrë të pandërgjegjshme sportivitetin, një nivel të lartë socio-kulturor, shëndetësor të meshkujve. Duke u falur edhe një ndjenjë të lartë të sigurisë, e cila u duhet atyre për të rritur fëmijët e tyre”, shpjegon studimi në fjalë.
Ndërsa për meshkujt, ai argumenton se “gjatësia e ulët e femrave, u kujton atyre dashurinë dhe butësinë e nënës së tyre”.
“Përveç kësaj, femrat me nivelet më të ulëta të estrogjenit, janë edhe ato më të shkurtrat. Ndërsa tek femrat e larta, mbizotëron hormoni i testosteronit, pra ai mashkullor, ndaj meshkujt nuk kanë shumë qasje ndaj tyre”, citohet në studimin holandez.





