Vendimi i Apelit të Gjykatës Administrative që ish-Guvernatori i Bankës së Shqipërisë të marrë 56 paga shpërblim për shkarkimin e paligjshëm u dha në datën 1 mars.

Ardian Fullani nuk është endur gjyqeve pasi ka kush e bën këtë në emër të tij, por vendimin e ka pritur qull në djersë.

Jo nga sikleti i 56 pagave të majme, nisur nga fakti se ai fitonte në vit mbi 6.3 milionë lekë të rinj nga puna si Guvernator, por nga vrapi.

Ai është fotografuar duke mbyllur vrapin që zakonisht e bën nga Parku i Liqenit.

Fullani, sië e shihni në këtë fotografi i veshur sport, me tuta e atlete është duke u kthyer në shtëpi pak pasi ka bërë disa kilometra vrap nga Parku i Liqenit.

Madje ka një peng, nuk ka fituar ende 15 milionët për dëmin moral që iu shkaktua duke e shkarkuar nga detyra si Guvernator i Bankës së Shqipërisë, pas vjedhjes së Thesarit që kapte vlerën e 713 milionë lekëve. /Shqiptarja.com/