Prej ditës së djeshme, Britania e Madhe u përfshi nga stuhia e madhe “Ciara” që ka shkatërruar pothuajse gjithçka në zonat afër detit, por jo vetëm. Madje stuhia e fortë Ciara ka arritur deri në Francë duke bërë që të mbyllej përkohësisht Kullfa Eiffel.
Ndërkohë, në videot e bëra virale në mediat e huaja, është parë një moment mjaft dramatik, ku një varkë rrezikoi të mbytej në brigjet e Sussex.
Por falë operacionit të shpëtimit, ky aksident nuk përfundoi në tragjedi. Sipas mediave të huaja, është mësuar se operacioni u ndërmorr nga një grup vullnetarësh që konsistuan në shpëtimin e sërfistit që po kryente aktivitetin e tij sportv, kur moti nuk ishte aspak i përshtatshëm.





