ANGLI, 12 mars 2013 – E rrethuar nga miqtë e saj dhe me të dashurin të ulur në gjunjë duke i propozuar të martohej me të, Lacey Maclean përjetoi 2 muaj më parë ditën më të lumtur të jetës së saj.
Por 2 muaj pas asaj dite, jeta e vajzës së re është shkatërruar, pasi bashkëshorti i ardhshëm i vodhi gjithë kursimet dhe bizhuteritë, për t’i lënë në kazino. Futbollisti, që kishte premtuar se do ta bënte femrën më të lumtur në botë, i grabiti 12 mijë paund.
E inatosur dhe e zhgënjyer nga njeriu me të cilin dëshironte të kalonte jetën, vajza e re e ka quajtur të fejuarin e saj Kris Newby “llum”. Në një postim të bërë në rrjetin social Twitter ajo rrëfen se si futbollisti 25 vjeçar I rrëmbeu gjithçka me vlerë që ajo kishte për t’i lënë në lojërat e fatit. "Ai nuk është gjë tjetër veçse llum",- shkruan ajo në Twitter.
Futbollisti Newby, që aktivizohet si sulmues në një skuadër të nivelit të dytë në Angli, i kërkoi falje të fejuarës së tij dhe deklaroi se gjithçka e kishte bërë ngaqë kishte krijuar varësi ndaj lojerave të fatit.
/m.b. Agjencia e Lajmeve "Dyrrah"/