Gazetari Dritan Hila me anë të një mesazhi në faqen e tij të ‘Facebook’-ut ka sjellë në vëmendje një fakt historik se si u zmbrapsën grekët nga Himara. Hila thekson se pikërisht në grupin e burrave që ndërmorën këtë aksion ishte edhe stërgjyshi i kryeministrit Edi Rama.
POSTIMI I DRITAN HILËS
Ne zemrën e nacionalizmit lab, Dukat.
Me mikun tim Seit Belulin, i zoti i lokalit në krah te heroines, Sado Koshenes.
Kur greku i ’13 po mësynte, burrat e Dukatit u tërhoqën në fshat.
-Hë – ju tha Sadua – pse u kthyet?
-Janë shumë -ja kthyen- nuk ju bëhet ballë?
-Tani-ju tha heroina-ose te kthehemi e t’iu vëmë dyfekun e të fitojmë, ose të rrini e bëni sehir kur të na turpërojnë.
U kthyen dukaqotët e bënë dyfek. Nga shpina i ranë grekut burrat e Himarës qe i printe stërgjyshi i Edi Ramës, dhe kështu greku morri aratinë.
Këtë ma ka treguar Seiti, dhe miku im është i djathte, por i djathtë nga ata burrat me nam që nuk ndërrojnë historinë.





