Në dhjetor të vitit që lamë pas, moderatorja e njohur, Dojna Mema njoftoi përmes një postimi në Instagram se babai i saj ndërroi jetë.

Ndonëse dhimbja ishte e madhe, Dojna u rikthye majft e fortë në ekran duke ia dedikuar emisionin të atit.

Kjo i ka bërë përshtypje edhe ndjekësve të saj në Instagram, një prej të cilëve i shkruan moderatores:

Si ia bën të jesh kaq e fortë? Unë mendoj ndonjëherë se nuk do mundem dot ta përballoj…”

“Ndonjëherë nuk ke luksin të jesh i dobët dhe gjen brenda vetes të gjithë forcën e botës për të vazhduar përpara. Thonë se gjithçka ndodh për një arsye dhe ndoshta një ditë do ta shoh qartë edhe unë. Deri atëherë mundohem të përqëndrohem tek bekimet që më ka dhënë jeta.”- përgjigjet Dojna.