Vjedhja e banesës së Getoar Selimit e Marina Vjollcës ka ndodhur në momentin që çifti nuk ndodhej në shtëpi. Por autore e kësaj ngjarjeje është vajza 17- vjeçare e pastrueses që çifti kishte punësuar për t’u kujdesuar për shtëpinë, gjatë kohës që ata nuk ndodheshin aty.
Vajza me inicialet D.K., tashmë e arrestuar, gjatë kohës që shoqëronte të ëmën teksa pastronte shtëpinë, ka marrë fshehurazi saj orën e markës “Hublot” të Getoarit dhe më pas është larguar bashkë me nënën drejt shtëpisë së saj në Kamzë.


