Për të gjithë ata që kanë lindur pas viteve 1990, këto foto janë një realitet i panjohur e gati-gati i paimagjinueshëm.
Hapësira e plazhit të Durrësit jo e pushtuar nga shezlonet, por e lirë që këdo që zgjidhte qytetin bregdetar për të pushuar gjatë verës së nxehtë.
Per fëmijët e viteve 70-80 këto foto do të zgjojnë shumë kujtime, pasi në atë kohë kështu pushohej e nuk mund të thuhej se njerëzit nuk kënaqeshin në plazh, megjithëse kishin shumë më tepër mungesa sesa në ditët e sotme.
Ky album i rrallë fotografik është shkrepur në verën e vitit 1984 në Tiranë dhe Durrës nga fotografi i famshëm italian Ferdinando Scianna, gjatë vizitës së tij në vendin komunist.





