Teksa opozita po përgatitet për protestën e radhës, kryeministri Edi Rama po përgatitet për fushatën elektorale të zgjedhjeve lokale të 30 qershorit.

I vendosur që këto të fundit do të realizohen, Rama ka publikuar pak më parë bluzën me të cilën do të përfaqësohen socialistët në këtë garë.

"Si ju duket?" pyet Rama ndjekësit e tij në Facebook për bluzën e cila mban logon "PS 30".