Termi “perlë” është bërë i zakonshëm vetëm në fillim të shekullit XVIII. Grekët dhe romakët e kanë quajtur këtë gur të çmuar margarita, të tjerë e lidhin perlën me emrin marinë, duke patur parasysh origjinën e saj ujore. Ka të tjerë që emërtimin perlë e konsiderojnë të prejardhur nga fjala perse “murwari”, që do të thotë “bijë e dritës”, çka shpjegon edhe arsyen pse perlat kanë qenë simbol i pastërtisë dhe pafajësisë.  

Kompozimi kimik i perlave

Perlat krijohen në sajë të një reagimi natyral të moluskut kundër infeksioneve, kur një substancë irrituese si psh një copëz korali apo një parazit futet në pjesën e brendshme e tij. Atëherë hyn në lojë mekanizmi i mbrojtjes, që konsiston në një kombinim karbonati kalciumi, që njihet si “nëna e perlës”. Me kalimin e kohës dhe me pak fat, ky proces mund të përfundojë me prodhimin e një perle të bukur për t'u hedhur në treg.

Image result for (Pinctada Maxima)

Nxjerrja e perlave

Perlat diferencohen sipas vendit nga ku nxirren. Këto janë varietetet kryesore: perla Akoya, perla të ujërave të ëmbla, perla të Detit të Jugut dhe perla tahitiane. Ndotja e habitatit të origjinës ka bërë që perla Akoya të kultivohet edhe në Kinë, Tahiti dhe Vietnam. Perlat e ujit të ëmbël vijnë kryesisht nga Kina dhe Japonia, ndërsa perlat e Detit të Jugut kultivohen në Australi, Indonezi dhe Filipine.

Related image

Historia e perlave

Perlat konsiderohen si simbol fuqie, prestigji, të statusit social dhe pasurisë. Më shumë se 2000 vjet më parë në Romën antike, perlat ishin gjëja më e çmuar që mund të blihej me para.

Jul Çezari, perandori i njohur dhe adhurues i perlave, në shek. I para erës sonë aprovoi një ligj që i ndalonte njerëzit e shtresave më të ulëta ekonomike t’i mbanin ato.

Mbretëresha Elisabeta I ishte aq e tërhequr pas tyre saqë e quanin “mbretëresha e perlave”. 

Image result for the queen Elizabeth I with pearls

Vlerësimi historik i perlave është dokumentuar edhe nga ana fetare.

Në Testamentin e Ri (Mateu 13, 45-46), Jezusi e krahason Mbretërinë e Qiejve me një perlë të shkëlqyer, ndërsa në Kuran (35.33) shkruhet se “Xheneti është i pasur me kopshte të begata dhe atyre që do të hyjnë do t’u vihen byzylykë me ar dhe perla”.

Në 1908-n filloi kultivimi i parë i perlave nga Kokichi Mikimoto, edhe pse një kultivim primitiv kishte filluar në Kinë në shekullin e V-të, ishte Mikimoto i njohur si “mbreti i perlave”, ai që arriti të nxjerrë nga kultivimi perla perfekte e të rrumbullakëta.

Duke filluar nga vitet ’60 perlat e kultivuara u përhapën me shpejtësi dhe gjenden lehtësisht.

Karakteristikat e perlave

Perlat mund të jenë sferike, ovale apo baroke. Ngjyra karakteristike është e bardha, por ato mund t’i gjejmë edhe në ngjyrë kajsie, blu, gri, të zezë, të purpurt, të verdhë, ngjyrë kremi etj, në varësi të ambietit ku rriten.

Image result for perle di diversi colori

Perlat Akoya rriten për një periudhë kohe që shkon nga 8 muaj në 2 vjet, brenda guackës. Diametri tyre shkon nga 2 deri në 6 milimetra. Zakonisht një guackë në pesë prodhon një perlë dhe vetëm një sasi e vogël e tyre janë cilësore.   

Image result for Perla Akoya

Image result for perle bianche

“Hyriopsis Cuingii” jeton në ujërat e ëmbla dhe prodhon perla të madhësive dhe ngjyrave të ndryshme. Nëse një trup i huaj futet qoftë edhe një herë brenda moluskut, ai mund të prodhojë rreth 50 perla, duke e bërë çmimin e tyre të përballueshëm. Këto perla janë shumë të ndritshme, me ngjyra të ndryshme dhe formë baroke.

Image result for perle “Hyriopsis Cuingii”

Image result for perle delle acque dolci

Perlat e Detit të Jugut (Pinctada Maxima), janë të famshme për ngjyrën e tyre të bardhë, të argjendtë dhe të artë. Rriten për një periudhë që shkon nga 2 muaj deri në 6 vjet. Janë perla të një mase më të madhe, diametri i tyre shkon nga 10 deri në 16 milimetra, por mund të arrijnë edhe 20 mm.

Image result for perle del mare del sud

Image result for perle del mare del sud

Perlat Tahitiane (Pinctada Margaritifera) vijnë nga ishulli i Polinezisë. Janë perlat më të kërkuara dhe kanë hyrë në Europë vetëm në vitin 1845. Ato rriten për një periudhë kohore nga 4 deri në 5 vjet. Edhe perlat tahitiane i përkasin kategorisë së perlave të mëdha, diametri i të cilave shkon nga 8 deri në 16 milimetra. 

Image result for perle di tahiti

Image result for perle di tahiti

R.O.