Specialistët e Seksionit kundër Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës pas një pune hetimore 3-mujore me metoda speciale, kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar, “Pagesa e fundit ”.
Si rezultat, po procedohen penalisht 12 shtetas, nga këta 5 të arrestuar e ndaluar, si dhe 7 të tjerë po ndiqen në gjendje të lirë.
Janë sekuestruar 3 automjete, aparate celularë, kartmonedha dhe sende që i përkasin veprës penale.
Janë arrestuar dhe ndaluar shtetasit:
1• Fillor Muçellari 66 vjeç, banues në Durrës;
2• Fatjona Gj, 28 vjeçe, banuese në Durrës;
3• Alma H, 41 vjeçe, banuese në Durrës;
4• Lutfije Ç, 47 vjeçe, banuese në Durrës;
5• Liko Torra 60 vjeç, banues në Durrës, i ndaluar, taksist;
Si dhe janë proceduar në gjendje të lirë shtetasit:
6• R.S. 27 vjeç, banues në Mamurras;
7• Sh.K. 73 vjeç, banues në Durrës, taksist;
8• K.M. 60 vjeç, banues në Durrës;
9• G.H. 67 vjeç, banues në Durrës;
10• P.L. 30 vjeç, banues në Durrës;
11• Sh.A. 27 vjeç, banues në Durrës;
12• K.Sh. 50 vjeç, banues në Durrës.
Prostitucioni në hotele dhe banesa për 50-100 euro
Mekanzimi i ngjarjes:
Shtetasit e arrestuar, në rolin e ndërmjetësve gjenin klientët, të cilët më pas nëpërmjet dy taksistëve, shtetasve Liko Torra dhe Sh.K. ua dërgonin në hotele të ndryshme të qytetit të Durrësit, në vendin e quajtur “Shkëmbi i Kavajës” si edhe në banesat private të personave të mësipërm, kundrejt pagesës 50-100 €.
Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar:
• 3 automjete;
• kartëmonedha;
• aparate celularë;
• sende që i përkasin veprës penale.
Policia e Durrësit bën me dije se operacioni vijon për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale:
“Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Mbajtje të lokaleve për prostitucion”, parashikuar në nenet 114 dhe 115 të Kodit Penal në ngarkim të shtetasit Fillor Muçellari;
• “Prostitucion”, parashikuar në nenin 113 të Kodit Penal në ngarkim të shtetaseve Fatjona Gj, Lutfije Ç , R.S. , K.M., G.H. , P.L. , Sh.A. dhe K.Sh.
• “Prostitucion” dhe “Shfrytëzim prostitucioni” parashikuar në nenet 113 dhe 114 të Kodit Penal në ngarkim të shtetases Alma H;
• “Moskallëzim krimi” parashikuar në nenin 300 të Kodit Penal në ngarkim të shtetasve Liko Torra dhe Sh.K.





