Brad Pitt është vendosur në qendër të vëmendjes pas zbulimit të së dashurës së tij të re, Nicole Poturalski. Sipas Daily Mail, aktori u takua me modelen seksi në restorantin e bashkëshortit të saj në Berlin.
Ylli i Hollywood, thuhet se është magjepsur nga bukuria e 27-vjeçares, ku e pa për herë të parë në sy në gusht 2019. Fituesi dy herë i Oskar u njoh me bashkëshortin e modeles, Roland Mary, 68 vjeç, në vitin 2009 kur po xhironte në Gjermani filmin Inglorious Basterds.
Brad Pitt u rikthye në restorantin e 68 vjeçarit në gusht të vitit të kaluar ndër promovonte filmin e tij të fundit “Upon A Time in Hollywood”.
Dhe ishte pikërisht ky momenti kur u takua me Nicole, e cila ka një ngjashmëri të jashtëzakonshme me ish-bashkëshorten e tij Angelina Jolie.
Sipas raportimeve, aktori ra menjëherë në dashuri me të. Modelja ishte disa javë më vonë në LA për një fotosesion dhe u takua me Brad Pitt.
“Ai ka shkuar për vite me radhë në restorantin Borchardt, pronar i të cilit është bashkëshorti i Nicole. Brad e njeh Roland Mary dhe Nicole ishte në restorant kur aktori shkoi të festonte për filmin e tij të ri. Ai u prezantua aty me gruan e Roland, Nicole Poturalski dhe ajo i dha numrin e saj. Nicole udhëton shumë për shkak të punës së saj si modele dhe kontaktoi me Brad Pitt ndërsa ishte në LA për punë,”- tha një burim për Daly Mail.
Ata u fotografuan më vonë së bashku në një koncert të Kanye West në nëntor 2009. Nicole është akoma e martuar me Roland dhe kanë së bashku një djalë 7-vjeçar, Emil.
Roland Mary nuk pranoi të komentojë për lidhjen e dashurisë së gruas së tij me Brad kur u kontaktua nga MailOnline.
“S’kam koment”- tha ai.
Megjithatë një burim tha se 68-vjeçari nuk e ka problem lidhjen e bashkëshortes së tij me yllin e Hollywood.
“Ai është martuar disa herë dhe ka pesë fëmijë. Nuk bëhet xheloz. Ata janë akoma të martuar, por ju mund ta përshkruani marrëdhënien e tyre si një “martesë e hapur”,– përfundoi burimi për Daily Mail.





