Tashmë fushata elektorale ka nisur dhe kandidatët për kryebashkiakë vijojnë takimet me qytetarët për t’iu kërkuar mbështetjen përmes votës më 30 qershor.

Javën e kaluar, si për të "vulosur" që zgjedhjet do të bëhen do marrë apo s'do marrë pjesë opozita, kryeministri Edi Rama prezantoi për ndjekësit në rrjete sociale bluzën mavi me logon "30 PS", ndërsa pyeste "Si ju duket?".

Një javë më vonë, kandidatja socialiste për bashkinë e Durrësit, Valbona Sako duke prezantuar bluzën që mban emrin e saj për "Bashkinë që duam", pyet ndjekësit "Si mendoni?".

Sako duket se ka zgjedhur një mënyrë të ngjashme me kryeministrin Edi Rama për të ndarë me mbështetësit e saj, "risinë" e kësaj gare. Madje edhe në foton kryesore të këtij lajmi, Sako dhe Rama kanë një qëndrim të ngjashëm, ju si mendoni?