Pas publikimit të lajmit se 15 grupe me specialistë nga bashkia e Durrësit po punojnë për të verifikuar dëmet e shkaktuara nëpër banesa nga situata e krijuar nga reshjet e dendura të shiut, të shumtë kanë qenë qytetarët që na kanë kontaktuar në inbox për të mësuar sesi mund të vihen në kontakt me këto grupe.

Pas interesimit të “DurrësLajm” në bashki mësuam nga burime zyrtare se të gjithë qytetarët që deri më tani nuk janë inspektuar nga këto grupe duhet të informojnë lidhur me situatën e banesës së tyre kreun e njësisë administrative ku ata banojnë.

Po sipas të njëjtave burime, për shkak të numrit të madh të banesave me prezencë uji, rreth 800 të tilla, siç raportoi Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, është e pamundur që të inspektohen brenda ditës të gjitha shtëpitë e përmbytura në zona të ndryshme të qytetit.