Adriana Matoshi dhe partneri i saj, Keith Owen Groeneveld, i kanë dhënë fund lidhjes së tyre. Një ndër dyshet më të përfolura për shkak të historisë së tyre të veçantë e për diferencën e moshës që ata kanë me njeri-tjetrin, mesa duket e ka mbyllur këtë histori pa shumë bujë.
Mes Belgjikës dhe Kosovës, ku jetohej kjo marrëdhënie, janë shfaqur edhe problemet e para, që këtë herë kanë qenë të pakapërcyeshme. Lajmi i ndarjes vjen pikërisht kur në media po përflitej për një shtatzëni të aktores.
Ndjekësit e dyshes kanë dyshuar se ata mund të jenë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Dyshimet lindën pasi Adriana publikoi në rrjete sociale një foto të saj, ku barku dukej pak më i fryrë se zakonisht.
“Si shtatzënë po dukesh!”, shkruanin ndjekësit e saj. Adriana ka reaguar menjëherë dhe u ka dhënë fund dyshimeve. Ajo shpërndau në “Instagram” një postim, ku shkruhet: “Porsa u ktheva nga një kontroll rutinor bërë deputetes Matoshi dhe konsultoj se mediat janë duke shpifur, pra, deputetja Matoshi nuk është shtatzënë!”.
E fill pas këtyre thashethemeve, vjen edhe lajmi se janë ndarë. E si për ta konfirmuar këtë ndarje, dyshja ka hequr njëri-tjetrin edhe nga rrjetet sociale. Prej vitesh ata flisnin për një dashuri të madhe, që kapërcente gjithçka, madje edhe paragjykimet.
Por në të vërtetë, nuk ka ndodhur kështu. Ka qenë pikërisht familja e futbollistit ajo që ka ndikuar te Keith për t’i dhënë fund këtij raporti, që duket se nuk është parë edhe me aq shumë simpati nga familja e tij.
Diferenca në moshë, angazhimi i Adrianës si nënë e divorcuar me 4 fëmijë, duket se është bërë shkak që familja e Keith mos ta pranojë këtë lidhje dhe të ndikojë te futbollisti, që pas disa konfliktesh, ka vendosur t’i japë fund raportit. Por duket se edhe për të afërmit dhe miqtë e Adrianës, kjo lidhje ka hasur në kundërshtime e paragjykime.
Vitin e shkuar, e ftuar në “Dua të të bëj të lumtur”, ishte pikërisht i riu nga Afrika e Jugut ai që mendoi t’i bëjë një surprizë aktores, ku zbuluan ndër të tjera edhe detaje nga romanca e tyre. Keith tregoi se me Adrianën është njohur te lokali i saj dhe në momentin që e pa, “u detyrua” të mësojë se si flirtojnë djemtë shqiptarë.
Pavarësisht dashurisë, për aktoren, nënë e 4 fëmijëve, s’ka qenë e thjeshtë të përballet me paragjykimet e njerëzve.
“Nuk e kam pritur kurrë që njerëzit të jenë kaq shumë racistë. Në momentin kur u zbulua që kam një lidhje me Keith, kam marrë mesazhe ofenduese, vazhdoj akoma të marr komente negative e të tilla mesazhe të them të drejtën. Por në atë kohë, gjithashtu sapo fitova një ndër çmimet më të mëdha në karrierën time dhe komentet herë ishin ofenduese, herë ishin komplimentuese”, u shpreh Matoshi, e cila i referohet çmimit “Aktorja më e mirë” që fitoi në festivalin “Mostra de Valencia”, për rolin në filmin “Zana”, me regji të Antoneta Kastratit.
Sidoqoftë, komentet negative rreth marrëdhënies me diferencë 19-vjeçare, nuk kanë ndikuar në familjen e aktores dhe miratimin e tyre.
“Për mua, Keith është një bekim nga Zoti. Ai ka ardhur në jetën time pa planifikim dhe më ka bërë tepër të lumtur, jo se nuk isha e lumtur! Fëmijët e mi kanë qenë mbështetje tepër e madhe për lidhjen që kam me Keith. Është njohur me prindërit e mi, të cilët e pëlqyen tepër e më pas me fëmijët, me të cilët shkon shumë mirë”, shprehej deputetja.
Në deklaratat e saj nuk kanë munguar edhe copëza nga e përditshmja e këtij çifti, që shumë shpejt vendosi ta publikonte këtë histori.
“Jam shumë e lumtur, nuk e di sa do të zgjasë kjo lumturi, shpresoj që do të zgjasë për aq sa ka dashuri. Për momentin nuk kam lexuar libra që ekziston një dashuri e tillë kaq e sinqertë. Është i ri në moshë, por në mendje, në ide dhe në të gjitha që Keith i ka dhe i ka përjetuar, është shumë më i pjekur për moshën që ka. Në fillim nuk e dija sa vjeç është Keith, por shoqes sime i ka thënë që po më pëlqen Adriana dhe nuk e kam menduar me fillim. Ka qenë një periudhë e gjatë që ne veç kemi biseduar, kemi shëtitur, ia kam treguar bukuritë e Kosovës. Më pëlqente shumë si person”, ka thënë Matoshi.
Se sa i fortë ishte çifti i krijuar rreth dy vite më parë, u testua edhe pak muaj më parë. Aktorja dhe deputetja e njohur i është nënshtruar ditë më parë një operimi për largimin e tumorit në tru. Ky tumor iu rikthye asaj pas nëntë vitesh nga operimi i parë, teksa operacioni shkoi me sukses dhe në përkrahje të Adrianës u organizua edhe një marsh në qendër të qytetit.
I dashuri i saj, në një intervistë të fundit për “Prive”, ka treguar se nuk e mban mend me saktësi momentin kur mori lajmin e hidhur për rikthimin, po krejt çfarë i kujtohet është fakti se ndjehej i dërrmuar.
“Sinqerisht, nuk e di as sot se si e mora lajmin. E di që isha i dërrmuar nga lajmi. Nuk e dija çka të mendoja apo bëja, por vetëm falënderoja Zotin që operacioni shkoi siç duhet”, tha Keith. Më tej, ai shtoi se është njeri mjaft besimtar dhe se besimi në Zot e ndihmoi ta kalonte këtë situatë.
“Kujtoj reagimin tim. Nuk kisha emocione, por s’e dija çka. Lutesha, u kërkoja të tjerëve të luteshin. Por në fund të ditës, nëse është vullneti i Zotit që të vdesë, është vullneti i Zotit. Kush jemi ne të themi diçka kundër. Kjo e bënte më të vështirë seç ishte dhe nuk më ndihmoi. Falënderoj Zotin që s’e mori nga ne”, ka thënë Keith.
Ndërkohë, fill pas operacionit të saj, ai publikoi foton teksa i mbante dorën në spital, duke treguar edhe njëherë dashurinë për të. Por nga ky moment e deri te ndarja, ngjarjet ndodhën shpejt, duke lënë pas shumë zhurmë dhe mbi të gjitha, shumë çështje ende të pazgjidhura.
Keith po vijon karrierën e tij futbollistike në Belgjikë, ndërsa Adriana vijon me angazhimet e saj mes politikës dhe aktrimit, natyrisht edhe rolin e saj si nënë e katër fëmijëve.
Lexo edhe: