Sipas një studimi të kryer nga Universiteti i Berkley-t në Kaliforni, që është botuar në revistën shkencore Human Reproduction, puberteti i parakohshëm mund të shkaktohet si pasojë e ekspozimit ndaj pastave të dhëmbëve dhe produkteve kozmetike që në barkun e nënës.
Kërkuesit kanë ndjekur 338 fëmijë që gjatë shtatzënisë së nënave e deri në adoleshencën e tyre, dhe ka rezultuar se vajzat që kishin nivele më të larta të disa substancave që gjenden pikërisht në këto produkte, arritën më herët në moshën e pubertetit. Por e njëjta tendencë nuk u verifikua në djemtë. Kërkuesit hedhin dyshime që këto substanca dhe ekspozimi ndaj tyre mund të shkaktojë shpërqëndrim në zhvillimin riprodhues.
Substancat kimike nën akuzë janë ato që gjenden kryesisht te produktet që përmbajnë aroma të ndryshme, apo konservantët e kozmetikës. Gjatë 20 viteve të fundit është vënë re një ndryshim i theksuar i nisjes së moshës së pubertetit në brezat e rinj.
Sipas ekspertëve, të gjithë këta faktorë lidhen ngushtë edhe me një rrezik të shtuar të shqetësimeve mendore, apo sëmundje të rënda që prekin aparatin riprodhues.