Djathi është i pasur me yndyrna dhe kjo mund ta bëjë atë të duket një ushqim të pashëndetshëm. Ka shumë variacione djathi të cilat për shumë kohë tashmë janë cilësuar si jo shumë të dobishme për trupin. Megjithëse si një nën produkt i qumështit edhe djathi është një probiotik i shkëlqyer i pasur me shumë minerale. Studime të reja kanë kthyer faqen përsa i përket konsumimit të djathit.
Studimi
Studiuesit e Universitetit të Albertas në Kanada, të cilëve u referohet AgroWeb.org tregojnë se ky ushqim mund të ndikojë në rregullimin e sheqerit në gjak. Kryesisht këshillohet për paradiabetikët të cilët kanë një nivel të ulët yndyrnash në trup. Ekspertët sugjerojnë se ngrënia e një sasie djathi në ditë mund të përmirësojë shëndetin kardiovaskular apo diabetin.
Gjatë studimit u vu re se enzima të djathit dhe produkteve të bulmetit ndihmonin në prodhimin e fosfolipideve. Gjithashtu ndihmon edhe në stabilizimin e nivelit të insulinës. Megjithëse zakonisht rekomandohet konsumimi i djathrave me pak yndyrë në këtë rast nuk ka rëndësi lloji i tij. Mund të zgjidhni djathin që preferoni dhe të përfitoni të gjithë vlerat minerale që ndihmojnë në stabilizimin e sheqerit.
Një tjetër studim, të cilit i referohet AgroWeb.org që përfshiu më shumë se 200,000 persona tregoi se konsumimi i djathit çdo ditë ndihmon shëndetin. Personat që konsumuan një sasi të vogël djathi çdo ditë patën një rrisk më të vogël përsa i’u përket sëmundjeve të zemrës. Të dhënat për këtë studim që u morën për një periudhë 10 vjeçare treguan për rëndësinë e këtij ushqimi.
Sa duhet të konsumoni
Ekspertët rekomandojnë rreth 40 gramë djathë në ditë, por tregohuni gjithnjë të kujdesshëm ta konsumoni atë të freskët. Djathi është gjithashtu i pasur në probiotikë që ndihmojnë në forcimin e sistemit imunitar. Çelësi për një jetesë të shëndetëshme është sigurisht ngrënia e shëndetëshme dhe e pastër. Edhe në rastin e kosumimit të djathit ju mund të zgjidhni t’a konsumoni atë si çdo ushqim tjetër të kombinuar me shumë perime. Kujdesuni të konsultoheni me mjekun tuaj dhe të bëni zgjedhje të shëndetshme pa abuzuar me asnjë ushqim. /AgroWeb