Kanella është një erëz e përdorur gjerësisht në dimër, jo vetëm për shijen, por edhe për përfitimet shëndetësore. Ajo është e pasur me antioksidantë dhe ka veti anti-inflamatore, duke ndihmuar në uljen e rrezikut të sëmundjeve kronike.

Studimet tregojnë se kanella ndihmon në rregullimin e sheqerit në gjak, rrit ndjeshmërinë ndaj insulinës dhe mund të përmirësojë shëndetin e zemrës duke ulur kolesterolin dhe trigliceridet.

Gjithashtu, ajo ka veti antibakteriale, antifungale dhe antivirale, ndërsa disa kërkime sugjerojnë se mund të ndihmojë edhe në mbrojtjen e trurit nga sëmundjet neurodegjenerative.

Për përdorim më të sigurt rekomandohet kanella e Cejlonit, pasi përmban më pak kumarinë krahasuar me kanellën kasia.