Studime të ndryshme janë publikuar lidhur me dremitjen e pasdites dhe rolin që ajo ka në organizmin tonë, ku nuk kanë munguar dhe efektet negative si obeziteti dhe kolesteroli. Këtë herë shkencëtarët britanikë thonë se shkalla e dremitjes së dobishme varet nga koha kur vendosim të shtrihemi në shtrat.
Rezultatet e studimit më të ri zbulojnë se njerëzit kanë më shumë dobi nga dremitja kur shtrihen të pushojnë në ora 15.00 pasdite, shkruan “The Indipendent”. Arsye për këtë është ritmi biologjik, i cili ngadalësohet gjatë kësaj kohe. Shumë njerëz, po ashtu, janë të përgjumur pas drekës dhe vjen deri te rënia e përqendrimit.
Por, nuk duhet tepruar. Dremitja për një orë është e tepërt dhe duhet pasur kujdes që të mos flini më shumë se tridhjetë minuta, pasi nuk do të ndiheni të kthjelltë, rekomandojnë shkencëtarët.