• Një studim i kryer nga revista shkencore "Archives of Pediatrics & Adolescent Medicine", tregon se sa më shumë të përkëdhelësh fëmijën aq më shumë largohet mundësia që ai të jetë obez.

8 janar 2015 –  Sipas studimit thuhet se sjelljet e familjarëve ndikojnë në peshën trupore të fëmijëve.

Ndërkohë, mungesa e përkëdheljeve tek një i sapolindur mund të kthehet në një tendencë për t'u shëndoshur. Fëmijët 24-muajsh, të cilët marrin më pak vëmendje nga ana e prindërve, kanë 30 % mundësi më shumë që të bëhen obezë në moshën 4 vjeçare.

Fëmijët që janë të qetë kanë një peshë normale trupi, në krahasim me ata që qajnë. Ata që rriten mes përkëdheljeve pafund, reagojnë pozitivisht, pasi janë këto përkëdhelje që atyre u japin stimul dhe vetëkontroll.