Policia ka dalë me një njoftim për aksidentin e regjistruar sot në Rrugën e Arbrit ku pas përplasjes së dy mjeteve  humbën jetën 2 persona. Mësohet se pas përplasjes,njëri nga automjetet ka rënë në humnerë, duke humbur jetën të dy personat që ndodheshin brenda.

Sakaq ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit tjetër. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.

Njoftimi i policise:

Më datë 18.12.2023, në Rrugën e Arbrit, afër Shkallës së Tujanit, janë përplasur 2 automjete. Si pasojë e përplasjes, njëri nga automjetet ka rënë nga lartësia në humnerë dhe 2 shtetasit që kanë qenë në këtë automjet, kanë humbur jetën.

Drejtuesi i automjetit tjetër, shtetasi K. R., ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe për identifikimin e 2 shtetasve që kanë humbur jetën.