Sipas MeteoAlb, vendi ynë në orët e para të ditës do të jetë në dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave, ku më të dukshme kthjellimet do të jenë në zonat bregdetare dhe zonën e ulët. Ndërsa në zonat malore pritet që të ketë kalime të shpeshta të vranësirave.
Por pas mesdite vranësirat do të shtohen gradualisht duke gjeneruar reshje shiu në zonat veriperëndimore. Pasditja dhe orët vijuese do të sjellin shtim të hartës së reshjeve në vend, ku gjatë natës pothuajse i gjithë territori do të jetë me reshje.
Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 27°C.
Era do të fryjë mesatare dhe e fortë mesatare me shpejtësi 60 km/h kryesisht nga drejtimi Jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 5 ballë.