Pamje të reja kanë dalë nga tuneli të cilin grabitësit do ta përdornin për të grabitur bankën pranë bulevardit Zogu i parë në Tiranë.
Lëvizjet e një personi i cili ishte i kamufluar me veshjen e punonjësve të mirëmbajtjes, kanë ngritur dyshim te policia kanë hedhur në erë planin e një grupi për të grabitur bankën.
Dje në këtë zonë është gjetur dhe një armë zjarri pistoletë dhe hetuesit menjëherë kanë shkuar në vendngjarje.
Aty është zbuluar e gjithë skema që do të përdorej nga autorët, të cilët po përgatiteshin dje kishin nisur gërmimet nën tokë.
Më herët u bë me dije se persona ende të paidentifikuar po kryenin gërmime nën tokë për të dalë në kasafortat e një prej bankave që ndodhen në Bulevard, pasi janë më shumë se 3 banka të nivelit të dytë që ndodhet atje. Ata janë trembur kur Forcat Shqiponja kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë braktisur në mes punimet.
Personat janë futur në një nga hyrjet e ujësjellës-kanalizimeve për ujërat e zeza dhe veshur mbanin jelek për t’u kamufluar si punonjës të agjencive shtetërore që merren me këto shërbime. Deri tani ka vetëm një person të ndaluar por hetimet vazhdojnë.
Në tunelin nën tokë janë gjetur shishe ujë dhe bishta cigaresh, të cilat dyshohet se janë përdorur nga autorët për të kryer gërmimet të pa shqetësuar.
Kur hetuesit janë futur nën tokë, ata kanë parë se drejtimet e gërmimit shkonin drejt bodrumit të një prej bankave që ndodhen atje, dhe kjo i ka bindur se bëhej fjalë për një tentativë grabitje.
Personi i shoqëruar është ndaluar dje nga Forcat Shqiponja dhe dyshohet se dhe arma që është gjetur te Ministria e Drejtësisë, i ka rënë atij në ecje e sipër.
Ngjarja është mbajtur e fshehtë për shkak të rëndësisë së saj dhe për arritur te arrestimi i të gjithë personave që janë pjesë e këtij grupi që po punonte për vjedhjen e bankës.






