Një përleshje e nisur me sende të forta mes 4-5 personave ka përfunduar në përdorimin e armës së zjarrit, ku për pasojë mbetën të plagosur tre persona.

Sipas policisë së Elbasanit, ngjarja ndodhi në fshatin Bradashesh në një lokal pranë ish-Metalurgjikut.

Konflikti ka nisur mes personave me inicialet A.Gj dhe H.C, por më tej në sherr janë përshirë edhe dy persona të tjerë. Po ashtu i plagosur mbeti edhe K.Gj. Ata janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin Kirurgjik Elbasan dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. A.Gj dhe K.Gj, të afërm me njëri-tjetrin janë rezidentë në Angli.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje në bashkëpunim me Prokurorinë po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të plagosurit

K.GJ, është plagosur me armë zjarri

H.C është plagosur me armë zjarri

A.Gj është dëmtuar me sende të forta