Ish-portieri historik i Barcelonës, Jose Manuel Pinto Kolorados (PINTO), e përfundoi karrierën e tij me klubin "blaugrana" në vitin 2014 duke i varur këpucët në gozhdë. Por Pinto duket se pavarësisht se ka hequr dorë nga futbolli nuk është larguar ga sporti, ndonëse i një forme tjetër.
Prej disa vitesh ai vijon të stërvitet në palestër, derisa ia doli të formojë një trup plot muskuj, si një “bodybuilder” i vërtetë. Përmes një fotoje të botuar në rrjetet sociale, 43-vjeçari tregon trupin e tij për t'u patur zili.
"Duket se seancat e mia të trajnimit funksionojnë, ju çfarë mendoni? Ne vazhdojmë të punojmë", – ka shkruar Pinto, ish-portieri i dytë i Barcelonës.
Në karrierën e tij me fanellën e skuadrës katalanase, ish-lojtari i Celta Vigo luajti gjithsej 89 ndeshje, 8 prej të cilave edhe në Ligën e Kampionëve.





