Sa do të rrezikonit për të shpëtuar qentë tuaj që ndodhen në kërcënimin e një arushe me dy këlyshët e saj?
Hailey Morinico është amerikania e cila rrezikoi gjithçka…edhe jetën e saj. Video e 17-vjeçares e cila e godet pa frikë arsuhën në majë të një muri rrethues banese, ka bërë xhiron e rrjetit.
Adoleshentja nuk u mendua dy herë në momentin që pa se qentë e saj ishin në rrezik nga arusha e shoqëruar nga dy këlyshët e saj.
Ngjarja u mbyll me “fund të lumtur” për të dyja palët, por ekspertët thonë se 17-vjeçarja rrezikoi shumë duke iu vërsulur arushës, që mund t’a kishte vrarë pasi ka menduar se po i kërcënohen këlyshët e saj.





