Nga Aleksandër Cangonja

Meqë jemi në vigjilje të muajit të madhnueshëm të Ramazanit, nga kërkimet që kam bërë në A.Q.Sh vura re diçka interesante, ku në një dokument tregohej se Myftinija Durrës, e drejtuar nga Ismail Ndroqi, me rastin organizmit të bërë për fillimin e muajit të shenjtë të besimtarëve Muslimanë, vente në dijeni prefekturën e Durrësit, se për lajmërimin e çeljes së iftarit do të plasnin një bombë artificiale, e cila ishte një zakon i vjetër që bëhej në të gjithë vendin, paçka se sot nuk ekziston si ceremoni.

Komuniteti Mysliman Myftinija e Durrsit Nr.135/2 Durrës 12/X/1939

Prefekturës

Kemi nderin me i njoftue asaje P.T.Prefekture se me rastin e fillimit te Muejt Ramazanit me daten 14/X/1939, per lajmerimin e yftarit aty nga ora 17 do te zbrazim nga nji bombe artifiçjale.

Me nderime

Myfti.