Në një deklaratë të lëshuar sot, 1 mars 2025, konfirmohet se gjendja shëndetësore e Atit të Shenjtë mbetet e qëndrueshme. Ai ka alternuar ajrimin mekanik jo invaziv me periudha oksigjenoterapie të larta.
Po ashtu, Ati i Shenjtë ka qenë i vetëdijshëm dhe i orientuar, pa shfaqur probleme me temperaturën ose rruazat e bardha.
Ndërkohë, ai ka vazhduar me ushqyerjen dhe fizioterapinë frymëmarrëse. Gjendja e tij është monitoruar me kujdes, ndërsa prognoza mbetet ende e rezervuar.
𝗕𝗨𝗟𝗘𝗧𝗜𝗡𝗜 𝗠𝗝𝗘𝗞𝗘̈𝗦𝗢𝗥 i gjendjes shëndetësore të Atit të Shenjtë në ditën e sotme 01/03/2025
Gjëndja klinike e Atit të Shenjtë mbetet e qëndrueshme. Ka alternuar ajrimin mekanik jo invaziv me periudha oksigjenoterapie me flukse të larta duke mbajtur gjithmonë një përgjigje të mirë të shkëmbimeve gazore.
Ati i Shenjtë nuk ka pasur temperaturë dhe nuk shfaq probleme me rruazat e bardha. Parametrat hemodinamikë kanë qenë vazhdimisht të qëndrueshëm; ka vazhduar të ushqehet dhe ka bërë rregullisht fizioterapi frymëmarrjeje duke bashkëpunuar aktivisht.
Nuk ka paraqitur episode bronkospazme. Ati i Shenjtë është gjithmonë i vetëdijshëm dhe i orjentuar. Pasdite ka marrë Kungimin dhe i është kushtuar lutjes.
Prognoza mbetet ende e rezervuar.
Konferenca Ipeshkvore