Vendi ynë gjatë fundjavës do të vijojë të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike për shkak të masave ajrore të thata dhe të nxehta me origjinë nga Afrika e Veriut.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin e vranësira fare të pakta kalimtare në relievet malore në lindje.
Ndërsa temperaturat maksimale gjatë ditës së shtunë dhe të dielë arrijnë deri në 37 Gradë Celsius.