Pas shumë ditësh në vendin tonë, javën e ardhshme do të kthehen reshjet e shiut.
Temperaturat pritet të variojnë nga -1 në 20 gradë celsius, ku ditët më të ngrohta pritet të jenë e marta, e mërkura dhe e enjtja.
Pavarësisht se moti parashikohet kryesisht i qëndrueshëm nuk do të mungojnë vranësirat që do të jenë kalimtare.
Vranësirat të cilat pritet të jenë më të pranishme në zonën e veriperëndimit, do të shoqërohen me reshje shiu të dobëta dhe afatshkurtra.