Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka postuar një video, ndërsa paralajmëron qytetarët se më e keqja nga koronavirusi nuk do të vijë vetëm nëse tregohet kujdes në përditshmëri nga të gjithë.

Sipas ministres Manastirliu, të gjithë qytetarët duhet të ruajnë distancën 1.5 metër, të mbajnë maskë, të lajnë duart shpesh dhe të dezinfektojnë ambientet.

Postimi

Më e keqja nuk do të vijë vetëm nëse secili prej nesh tregon kujdes në përditshmëri!

‼️#RespektoniRregullat
Ruani distancën 1.5 metër
Mbani maskë/barriera mbrojtëse kur nuk është e mundur të ruhet distanca
Lani shpesh duart
Dezinfektoni ambientet

#Mbroni veten dhe të afërmit tuaj! Vetëm duke treguar kujdes, mundemi ta mposhtim COVID19!